Na njihni më shumë

HaRe është një kompani e specializuar në rekrutimin dhe punësimin ndërkombëtar të profesionistëve të kujdesit shëndetësor, me fokus kryesor Holandën dhe vendet me standardet më të larta mjekësore në Evropë dhe më gjerë.

Misioni ynë është i qartë:

t’u krijojmë infermierëve, mjekëve dhe profesionistëve të tjerë të mjekësisë mundësi reale për punësim të sigurt, dinjitoz dhe me perspektivë afatgjatë në karrierë.

Në HaRe besojmë se një punësim i suksesshëm nuk është vetëm një kontratë pune, por një proces i plotë integrimi. Prandaj, ne i shoqërojmë kandidatët në çdo hap: nga aplikimi dhe dokumentacioni, te mësimi i gjuhës holandeze, pajisja me vizë pune, strehimi dhe përshtatja me sistemin shëndetësor holandez.

Ne punojmë vetëm me institucione serioze dhe të licencuara, duke garantuar transparencë, siguri ligjore dhe kushte pune sipas standardeve evropiane. Çdo kandidat trajtohet me respekt, profesionalizëm dhe përkushtim individual.

HaRe synon të ndërtojë ura të qëndrueshme mes profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe sistemeve më të avancuara mjekësore, duke krijuar mundësi për zhvillim profesional, stabilitet personal dhe një të ardhme më të mirë për kandidatët dhe familjet e tyre.

Fakte dhe statistikat tonat

Statistikat tona flasin vetëm për disa synime tona tanimë të arritura.

14Vite përvojë
34+Profesionist të punësuar
13Spitalet partnere
800Orë pune

Bashkoju të punësuarve të lumtur

Ju lehtësisht dhe me transparencë mund të lexoni për impaktin tonë në karrierat e shumë profesionistëve deri më tani.

Filan Fisteku
Neurokirurg i punësuar në Francë

“I wholeheartedly recommend Watches for your residential Watches needs. I have used their services on two occasions now.”

Filane Fisteku
Motër medicinale

“We have used HaRe application for a number of jobs now- big and small. They are skilled, reliable and professional”

Arta Berisha
Psikiatre

“HaRe is great. They attend to all the details of quality work done to last that looks great, The keep the site clean”