Pozitat e Hapura

Punonjës të kujdesit për pacientët/klientët

(niveli i mesëm ose bachelor)

Përshkrimi i konkursit
Punë në Holandë për Profesionistë të Kujdesit Infermieror – HaRe
 
Keni ëndërruar gjithmonë të punoni jashtë vendit dhe të fitoni eksperiencë ndërkombëtare?
HaRe ju ofron një mundësi unike për të punuar në Holandë, në sektorin e kujdesit infermieror, brenda organizatave profesionale holandeze të kujdesit shëndetësor.
 
Pozicionet e hapura
•Infermier me shkolle te mesme dhe bachelor.
 
Detyrat:
•Mbështetje dhe shoqërim i klientëve në kujdesin e përditshëm
 
Çfarë ofrojmë
•Kontratë pune 32 orë në javë
•Vizë pune dhe strehim të organizuar në Holandë
•Mbështetje e plotë për dokumentacionin dhe të gjitha formalitetet e nevojshme për ardhjen në Holandë
•Kurs intensiv online i gjuhës holandeze, i paguar nga ne (kërkohet angazhim serioz dhe përkushtim nga kandidati)
•Mundësi për zhvillim profesional dhe karrierë në një mjedis ndërkombëtar
•Mundësi avancimi të mëtejshëm për infermierët që tregojnë interes dhe motivim
•Mundësi bashkimi familjar pas 6 muajsh.
 
Çfarë kërkojmë
•Njohuri minimale të gjuhës angleze.
     • Diplome te shkolles se mesme (Mjekësi e Përgjitheshme) ose bachelor.
      •    Licence pune.
•Gatishmëri dhe përkushtim për të ndjekur kursin intensiv të gjuhës holandeze.
•Pasaportë e vlefshme dhe dokumentacion i rregullt
•CV i përditësuar.
 
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi ndërkombëtar, të zhvilloni aftësitë tuaja profesionale dhe të kontribuoni në kujdesin shëndetësor në Holandë, kjo është mundësia juaj!
 
Për më shumë informacion ose për të aplikuar:
•Na kontaktoni me email
•Na telefononi
•Ose na vizitoni pranë zyrës sonë.

Mbështetje dhe shoqërim për personat me aftësi të kufizuara